Kongresi i VIII i Mjekësisë – “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës, së bashku për shëndet dhe mirëqenie”

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Kongresit të VIII të Mjekësisë, i cili këtë vit i kushtohet promovimit dhe edukimit shëndetësor, në 40-vjetorin e Kartës së Otavës.

Në kuadër të ceremonisë së hapjes, fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, dhe kryetarja e Këshillit Organizativ të Kongresit, Prof. Asst. Dr. Ardita Baraku.

Në fjalën e tij, ministri Vitia theksoi rëndësinë e promovimit të shëndetit, edukimit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve, duke nënvizuar se shëndeti nuk lidhet vetëm me trajtimin e sëmundjeve, por edhe me politikat e qëndrueshme, informimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe komunitetit.

Duke iu referuar sfidave aktuale për mbrojtjen e shëndetit publik, Ministri i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e imunizimit, mbikëqyrjes epidemiologjike dhe informimit të drejtë të qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve kronike, veçanërisht të kancerit të gjirit.

Programi i kongresit përfshiu promovimin e një dokumentari kushtuar rolit dhe kontributit të mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse, promovimin e revistës Mjeku, nga kryeredaktori Dr. Faik Hoti, si dhe promovimin e librit kushtuar doajenit të shëndetit publik Prof. Dr. Isuf Dedushaj, “Historia e Mjekësisë Botërore dhe Shqiptare – prej Dardanisë e deri sot”, me prezantim nga Prof. Dr. Ismail Dresha

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors