Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, ndërsa Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Me këtë rast u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.
