Ministri Vitia mori pjesë në hapjen e konferencës për anesteziologji dhe mjekim intensiv

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, mori pjesë sot në hapjen e konferencës dhe të Modulit VI të programit CEEA, kushtuar fushave specifike të mjekësisë perioperative.

Në fjalën e tij, ministri vlerësoi rolin e anesteziologëve dhe intensivistëve në sigurinë e pacientëve, vazhdimësinë e operacioneve, trajtimin e urgjencave dhe kujdesin intensiv.

Ai theksoi se, falë angazhimit për fuqizimin e kuadrit profesional, anesteziologjia nuk është më lëmi deficitare në sistemin shëndetësor. Në sistemin publik janë punësuar 21 specialistë të rinj, ndërsa 41 specializantë janë në proces të shkollimit në anesteziologji dhe mjekim intensiv. Edhe 7 të tjerë do ta fillojnë specializimin këtë vit.

Ministri foli edhe për investimet që po bëhen në infrastrukturë. Në objektin e ri të Emergjencës një kat i tërë i dedikohet Mjekimit Qendror Intensiv, me 40 shtretër të planifikuar.

Duke theksuar rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, mentorimit të specializantëve dhe shkëmbimit të përvojave, ministri Vitia falënderoi Shoqatën e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, ligjëruesit dhe profesionistët shëndetësorë për kontributin në zhvillimin profesional dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors