Në kuadër të Tetorit Rozë, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Shoqata e Teknikëve të Radioterapisë Onkologjisë së Kosovës, ku theksoi rëndësinë e zbulimit të hershëm, trajtimit në kohë dhe mbështetjes për gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Ai veçoi Planin e Veprimit të Skriningut 2026–2028, avancimin e radioterapisë me dy akseleratorë të rinj dhe rritjen e buxhetit për barna onkologjike.
Mamografia ofrohet falas gjatë gjithë vitit. Krahas mamografit të instaluar në Fushë Kosovë, deri në dhjetor do të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë të tjerë, të rinj, ndërsa mamografi mobil po i afron kontrollet te qytetaret anembanë Kosovës.
Ministri falënderoi organizatorët dhe profesionistët shëndetësorë, veçanërisht teknikët e radioterapisë, për përkushtimin ndaj pacienteve, duke theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes psikologjike gjatë trajtimit dhe rikuperimit.
Kontrollohu, për veten, për jetën!