Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, me të cilën bisedoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Vitia e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës. Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve shëndetësore të dy vendeve.