Ministri Vitia priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Jean-François Huchet, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Gjatë takimit, ministri Vitia falënderoi Francën për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, e perspektivën e saj evropiane.

Në fushën e shëndetësisë, ministri shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe Francës, me theks në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale. Nga ana e tij, ambasadori francez shprehu gatishmërinë për të mbështetur këtë bashkëpunim, veçanërisht përmes organizimit të vizitave profesionale dhe trajnimeve për profesionistët shëndetësorë të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë është vazhdimisht e angazhuar për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke e orientuar atë drejt nevojave të qytetarëve dhe forcimit të kapaciteteve të sistemit publik shëndetësor.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors