Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim të ngarkuarin me punë të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Yousof Abdulla Albuainain Almazrouei, me të cilin diskutoi për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e shëndetësisë.
Fokus i takimit ishte edhe vazhdimi procesit për ndërtimin e Klinikës së re të Gjinekologjisë dhe punimeve në Spitalin Sheikh Zayed Bin Sultan Al Nahyan në Vushtrri, si dhe mundësitë për bashkëpunim të ri. Ministri Vitia vlerësoi gjithashtu kontributin e EBA-së në ndërtimin dhe donacionin e Spitalit Pediatrik “Sheikha Fatima”, i cili ka ndikuar në avancimin e shërbimeve pediatrike në Kosovë.
Ministri Vitia falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e ofruar për Republikën e Kosovës. Të dy palët u dakorduan për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe avancimin e projekteve aktuale dhe shqyrtimin e mundësive për iniciativa të reja në sektorin e shëndetësisë