Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim përfaqësues të PRAK-ut, Këshillave dhe shoqatave të pacientëve, me të cilët diskutoi për nevojat dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.
Në takim u theksua rëndësia e komunikimit dhe përfshirjes më të madhe të shoqatave të pacientëve në hartimin e politikave dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Ministri Vitia theksoi punën e bërë dhe angazhimet e vazhdueshme për forcimin e sektorit të shëndetësisë, duke pasur prioritet kujdesin parësor shëndetësor, si dera e parë ku pacientët drejtohen për të marrë shërbime shëndetësore.
Ai falënderoi organizatat e pacientëve për angazhimin dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e nevojave të pacientëve, duke vlerësuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.