Në QKUK zbulohet pllaka e mirënjohjes për organizatën Cure 2 Children

Në Repartin e Hemato-Onkologjisë të Klinikës së Pediatrisë në QKUK u bë zbulimi i pllakës me logon e organizatës Cure 2 Children, në një aktivitet ku morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Shkëlqesia e tij, z. Maurizio Antonini, dhe themeluesi i organizatës, z. Roberto Valerio.

Pllaka u vendos në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë ka ofruar ndër vite për fëmijët që trajtohen në këtë repart, kontribut për të cilin jemi shumë falënderues.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, të Ambasadës së Italisë dhe të KFOR-it.

Përzemërsisht i falënderojmë të gjithë profesionistët shëndetësorë, të cilët me përkushtim dhe përkujdesje të vazhdueshme qëndrojnë çdo ditë pranë fëmijëve që trajtohen në këtë repart.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors