Sot, në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë, morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me drejtues të institucioneve shëndetësore, profesorë, stomatologë dhe studentë.

Shëndeti oral është pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm. Parandalimi, kujdesi që në fëmijëri dhe qasja në trajtim cilësor për secilin qytetar janë në qendër të angazhimit tonë për fuqizimin e shërbimeve stomatologjike.

Në këtë drejtim, kanë filluar procedurat dhe brenda këtij mandati qeverisës do të hapen tetë poliklinika stomatologjike në komunat e Kosovës, për ta ofruar kujdesin specialistik sa më pranë qytetarëve.

Këto investime e plotësojnë avancimin e shërbimeve në stomatologjinë publike, ku tashmë ofrohen implantologjia dentare, sedacioni inhalator për fëmijë dhe protezat e zirkonit të realizuara përmes teknologjisë digjitale CAD/CAM. Ofrohet gjithashtu trajtimi për zgjerimin e nofullës së sipërme me ekspanderë fiks Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga dy vjet në vetëm tre deri në gjashtë javë.

Ky kongres bashkon profesionistë nga vendi dhe jashtë tij për të shkëmbyer njohuri e përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin në shërbim të pacientëve.

Mirënjohje Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës, organizatorëve dhe ligjëruesve për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e profesionit.

Accessibility Toolbar

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors