Në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ministri i Shëndetësisë dr. Arben Vitia, dhe zëvendësministri dr. Arsim Berisha, vizituan Qendrën Korrektuese për Gra në Lipjan, ku ekipi mjekësor aty po ofron ekzaminime përmes mamografit mobil.
Ata u pritën nga drejtori i qendrës, Ylber Topalli, i cili i njoftoi për kushtet dhe aktivitetet që organizohen për gratë që qëndrojnë aty. Vizita përfshiu edhe hapësirat ku profesionistët shëndetësorë ofrojnë kujdesin mjekësor.
Ofrimi i mamografisë në këtë qendër është pjesë e angazhimit për ta sjellë kujdesin parandalues më afër grave dhe për të mundësuar qasje në ekzaminime për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.