Për Ministrinë / Fushëveprimi

Fushëveprimi

Udhëheqja dhe Roli Rregullator

Funksionet udhëheqëse dhe rregullatore të Ministrisë përfshijnë:

  • Zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe ligjeve që sigurojnë sistem jo diskriminues dhe të përgjegjshëm të kujdesit shëndetësor;
  • Koordinimin e aktiviteteve për zhvillimin dhe zbatimin koherent të politikave shëndetësore;
  • Vendosjen e normave dhe standardeve si dhe nxjerrjen e akteve nën-ligjore për sektorin e shëndetësisë duke i respektuar standardet përkatëse ndërkombëtare;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve në shëndetësi, përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet e tjera, sipas nevojës;
  • Përcjelljen e situatës dhe zbatimin e masave adekuate për parandalimin, identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në sektorin e shëndetësisë; menaxhimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor;
  • Zhvillimi i burimeve institucionale dhe njerëzore në shëndetësi të domosdoshme për zvogëlimin e nevojës për trajtim jashtë vendit;
  • Përkrahjen e pjesëmarrjes, iniciativave dhe zhvillimit të aktiviteteve të qytetarëve dhe të banorëve që ndërlidhen me shëndetin;
  • Zhvillimin dhe pjesëmarrjen në fushatat për informim publik dhe projektet e tjera të promovimit shëndetësor me qëllim të rritjes së shkallës së vetëdijes publike dhe pajtueshmërisë me standardet shëndetësore;
  • Përkrahjen e zhvillimit të arsimimit dhe edukimit shëndetësor me qëllim të ngritjes së njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë;
  • Mbikëqyrjen e kontrollit të cilësisë së ujit dhe ushqimit me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, në pajtim me ligjin;
  • Planifikimin e resurseve njerëzore në shëndetësi

Politikat Zhvillimore në Shëndetësi

Zbatimi i politikave zhvillimore në shëndetësi është përgjegjësi e Ministrisë e cila nëpërmjet planeve sektoriale, organizimit, financimit, standardeve, rregullimit, dhe menaxhimit siguron mbështetje për përmirësimin e shëndetit duke udhëzuar sjelljen e institucioneve të tjera qeveritare, komunale, të punësuarve, të punëdhënësve, të shoqërisë civile, të qytetarëve, të banorëve, dhe të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Politikat zhvillimore në shëndetësi definohen nëpërmjet planeve: Strategjike; Afat-mesme dhe operative.
Planet strategjike, afatmesme, dhe operative përpilohen në bazë të kritereve dhe për cikle kohore të përcaktuara nga Qeveria.

Parimet e kujdesit shëndetësor

Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon:
  • Barazia
  • Sigurimi i qasjes së plotë ndaj shërbimeve në Listën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, pas përcaktimit të saj; për të gjithë qytetarët dhe banorët, përfshirë qasjen e lehtë deri te institucionet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara;
  • Shpërndarja e drejtë e burimeve publike për kujdesin shëndetësor duke pasur dallimet socio-ekonomike;
  • Barazia e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj.
  • Gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
  • Cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin, dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor përkitazi me të gjitha aspektet, përfshirë: trajtimin e fokusuar në pacientë, përdorimin e resurseve, organizimin e punës, trajnimin, edukimin, licencimin, akreditimin, udhëzimet etike, dhe mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore.
  • Ndershmëria dhe llogaridhënia;
  • Dhënia e prioritetit intervenimeve kost-efektive të kujdesit shëndetësor, të bazuara në të
  • dhëna;
  • Qëndrueshmëria dhe vazhdueshmëria;
  • Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve nëpërmjet promovimit shëndetësor, detektimit, dhe politikave publike shumë-sektoriale për përmirësimin e shëndetit;
  • Bashkë-përgjegjësia dhe solidariteti.