Vendim për miratimin e Komisionit për përcaktimin e Çmimeve të Produkteve Medicinale
Njoftojmë të gjithë Bartësit e Autorizimit të Marketingut apo përfaqësuesit e tyre se me Vendimin e Zavendësministrit të Shëndetësisë me nr.prot. 05-8958, datë 25 nëntor 2025 është hapur afati shtesë për rideklarimin e çmimeve të produkteve të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë në afatin e shtatorit 2025.
Afati shtesë i rideklarimit fillon nga data 25 nëntor deri më 7 dhjetor 2025 dhe aplikimi bëhet përmes platformës digjitale e cila tashmë është funksionalizuar.
Me qëllim të transparencës dhe efikasitetit të procesit kërkojmë mirëkuptimin nga Bartësit e Autorizimit të Marketingut apo përfaqësuesit e tyre që në platformën digjitale të vendosin rideklarimet e çmimeve të produkteve medicinale që kanë aplikuar në afatin e shtatorit sipas Vendimit të Ministrit nr. protokoli 05-5750, datë 29.07.2025, në linkun e poshtëshenuar.
https://barnatari.rks-gov.net/Home/Login.aspx?ReturnUrl=/Home/default.aspx
Për udhëzime mbi përdorimin e modulit, shikoni manualin e modulit të çmimeve përmes shfletuesit (browserit) në linkun vijues:
https://www.loom.com/share/c0ff0b930d0342a2a254d07da6d6a7c4
Gjithashtu, njofohen përdoruesit e jashtëm që nuk kanë qasje në platformë të dërgojnë email në barnatari@rks-gov.net, duke bashkëngjitur autorizimin nga Bartësi i Autorizuar për Markerting për deklarimin e çmimeve përfshirë këto të dhëna:
- Emri dhe mbiemri
- Emri i kompanisë
- Adresa e email-it
- Numri i telefonit
Ministria e Shëndetësisë është e gatshmë të ofroj ndihmë dhe bashkpunim rreth platformës digjitale.
-
Shkarko
Vendim për miratimin e Komisionit për përcaktimin e Çmimeve të Produkteve Medicinale.pdf
- 25.11.2025