Ministri Latifi - Edukimi dhe promovimi shëndetësor hallkë e rëndësishme në sistemin shëndetësor
- 27.01.2023
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, theksoi rëndësinë e madhe të të gjithëve, ne veçanti të institucionet përkatëse të vendit tonë për realizimin e qëllimit dhe misionit qendror, i cili është transformimi i shëndetësisë kosovare në shëndetësi moderne dhe spitalet në spitale moderne me shërbime sa më të mira për qytetarët tanë.
Në konferencën e Tretë Rajonale me pjesëmarrje ndërkombëtare për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor, e titulluar “Mjediset e Shëndetshme”, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i vendit z. Albin Kurti. https://kryeministri.rks-gov.net/…/kryeministri-kurti…/
Ministri Latifi tha se, secili prej nesh duhet të mundohet me shpjegime preventive dhe edukim. “
“Kjo mund të bëhet vetëm nëse shëndetësinë e kemi të bazuar në shkencë, nëse bëhemi të ditur për trupin dhe organizmin tonë, për atë që hamë dhe pimë, nëse bëjmë jetë të shëndetshme, nëse merremi në mënyrë aktive me ruajtjen e shëndetit fizik, mendor, dhe emocional, nëse ruhemi nga faktorët e jashtëm të dëmshëm të ambientit modern si, interneti, TV, zhurma nga mediat sociale dhe nëse refuzojmë të hymë aty ku pihet duhani, e tjera. Por ne vet mjeket, infermierët, gjithë ata qe merren në një ose mënyrë tjetër me shëndetin, duhet të jenë shembull për të mirë. Nuk mund t’i thuash mos pi duhan pacientit, kur ti vet pi ose duhet bërë ushtrime fizike nëse kurrë nuk bënë vet”, tha ministri Latifi në këtë konferencë.
Shëndeti, shtoi ministri Latifi, është çështje komplekse, shpesh e përcaktuar nga faktorë që nuk varen vetëm nga sektori shëndetësor.
Edhe pse sektori shëndetësor ka rol kyç dhe drejtues, ai theksoi se si i vetëm nuk mund të jetë i suksesshëm, por në bashkëveprimin edhe të sektorëve tjerë jo shëndetësor, mund të ndikohet në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit.
“Neve na duhet te kemi spitale moderne, por edhe qytete dhe fshatra moderne me zona për ecje, për vrapim dhe aktivitete të tjera fizike, pa u rrezikuar nga automjetet dhe pa thithur ajrin e ndotur të makinave, mos ta ngulfatim mjedisin tonë me çimento e tulla, …”, tha mes tjerash ministri Latifi.
Ai i inkurajoj të pranishmit dhe institucionet që aktivitetet e tilla për promovim dhe edukim shëndetësor të zhvillohen nën ombrellën e Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, ku Kosova si vend synon të anëtarësohet.