Ministri Vitia mori pjesë në hapjen e Kongresit të 7-të të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës
- 31.05.2024
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 7-të të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës.
Në fjalën e tij, Ministri Vitia shprehi kënaqësi për prezencën e tij në këtë kongres dhe theksoi se kjo ngjarje e rëndësishme shënon një moment të veçantë për të reflektuar mbi arritjet e përbashkëta dhe për të ndarë përvojat në fushën e kardiologjisë me ekspertë që punojnë edhe jashtë Kosovës, kolegët tanë shqiptarë që me arritjet e tyre na bëjn krenar.
Po ashtu, Ministri Vitia theksoi se sistemi shëndetësor ka bërë hapa të mëdha në fushën e kardiologjisë dhe elektrofiziologjisë.
“Falë përkushtimit të ekipit tanë të mjekëve/infermierëve dhe pajisjeve të avancuara, në vitin që lamë pas, kemi kryer një numër rekord të stentimeve dhe koronarografive, si dhe trajtimin me sukses të çrregullimeve të ritmit të zemrës, duke ofruar trajtim të shpejtë dhe efektiv për shumë pacientë që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kardiake, duke shpëtuar mijëra jetë”, tha ministri Vitia.
Prezantimet që do të zhvillohen gjatë këtij Kongresi dy ditor do të kontribuojnë në avancimin e kardiologjisë në Kosovë.