U.D Ministrja Gexha- Bunjaku, priti në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren znj. Heleni Vakali
- 31.01.2023
Dr. Dafina Gexha – Bunjaku, U.D Ministre e Shëndetësisë, priti në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali.
Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit te deritanishëm në shëndetësi dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
U.D Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunim ku në ditët në vijim do të nënshkruhet edhe memorandumi i bashkëpunimit për mjekësinë fetale mes Kosovës, Greqisë dhe Fondacionit të Mjekësisë Fetale në Londër, me ç ‘rast profesionist shëndetësor nga ShSKUK do të përfitojnë program trajnimi njëvjeçar.
Gjithashtu në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera të shëndetësisë në mes dy vendeve.