Ministri Vitia takon anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike për përditësimin e LEB-së
- 31.01.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka takuar sot anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.
Gjatë takimit, Ministri Vitia, theksoi se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro, andaj përditësimii Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese është me shumë rëndësi”, theksoi Ministri.
Ministri Vitia përgëzoi Komitetin Kyç dhe nënkomitetet për punën e bërë bashkë me grupin e ekspertëve, ku si risi në përditësimin e LEB është marrë parasysh edhe aspekti farmako-ekonomik.