Ministri Vitia takoi ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz
- 22.02.2023
Sot Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz. Në qendër të takimit ishte mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut në periudhën 4 vjeçare, veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese në sektorin e shëndetësisë, si dhe në digjitalizimi i proceseve. Ministri Vitia e falënderoi Ambasadorin Dietz për përkrahjen e jashtëzakonshme duke thënë se Qeveria e Luksemburgut ka qenë një prej donatorëve kryesorë në fushën e shëndetësie. Ministri Vitia dhe Ambasadori Dietz bashkërisht u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen në fushën e shëndetësisë.