Ministri Vitia takoi ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen
- 23.02.2023

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Nissinen lidhur me objektivat dhe reformat të cilat planifikohen të bëhen në sistemin shëndetësor.
Ai e informoi ambasadorin e Finlandës për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar shëndetësinë në të gjitha nivelet, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët shëndetësor, projektligjet si dhe projektet kapitale.
Nga ana tjetër Ambasadori Nissinen falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehi gatishmërinë që raportet mes Kosovës dhe Finlandës të thellohen më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis të dyja vendeve.