Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, z. Leutrim Ajeti
- 23.02.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur sot në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, z. Leutrim Ajeti. Temë kryesore e takimit ishte përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në Komunën e Graçanicës, duke pasur parasysh edhe specifikat e kësaj komune, të cilat i prezantoi para ministrit Vitia nënkryetari Ajeti.
Ministri i Shëndetësisë. Dr. Arben Vitia e siguroi nënkryetarin Ajeti së është në dispozicion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
"Jam në dispozicion tuaj dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore 24 orë në ditë", tha ndër të tjera ministri Vitia.
Nga ana e tij, nënkryetari Ajeti e falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Graçanicës.