Ministri Arben Vitia bëri homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jasharit në Tiranë
- 06.03.2023

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Skender Durmishi, stafi i Ambasadës, përfaqësues nga Bashkia dhe Prefektura e Tiranës, bënë homazhe pranë shtatorës së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, drejtues institucionesh, nxënës shkollash e qytetarë të shumtë.