Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Shtimes për ndërtimin e QKMF-së
- 15.03.2023
Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë. Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025.