Për herë të parë fillojnë shërbimet laparaskopike në Klinikën e Urologjisë në QKUK
- 24.03.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ishte sot për vizitë në Klinikën e Urologjisë ku u prit nga drejtori i Klinikës e Urologjisë dr. Petrit Nuraj, ku u kryen operacionet e para të këtij lloji në shërbimin shëndetësor publik. Synimi i kësaj Klinike është zhvillimi i laparaskopisë urologjike dhe urologjisë perkutane (PNL). - "Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çkado që keni nevojë për t'i përmirësuar shërbimet shëndetësore. Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera. Si ministër do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve dhe zgjerojmë listën e shërbimeve në sektorin publik." - tha ministri Vitia me rastin e vizitës në Klinikën e Urologjisë, me ç'rast takoi edhe pacientët e shtrirë në këtë klinikë.