Ministri Vitia takoi Ambasadorin e Belgjikës dhe përfaqësuesin e UNFPA
- 14.04.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, z. Frédéric Meurice dhe përfaqësuesen e UNFPA, Visare Mujko-Nimani. Ministri Vitia njoftoi Ambasadorin belg dhe përfaqësuesen e UNFPA-së për nismat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në dy fusha; në përmirësimin e legjislacionit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen kapaciteteve për shërbimet shëndetësore. Ambasadori falënderoi Ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi, me qëllim të përkrahjes së sistemit shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta.