Prezantohet projekti KSV-022 i Qeverisë së Luksemburgut për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë
- 14.04.2023
Sot para Ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Sekretarit të Përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi, në prezencë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë z. Eric Dietz, ekipi i ekspertëve të angazhuar nga LUX-Dev u prezantua propozimi për projektin “KSV-022 Project (2023-2025)” që pritet të mbështesë Ministrinë e Shëndetësisë në tre vjetët e ardhshëm. Vlera e projektit do të jetë 6 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Dukatës së Luksemburgut. Qëllimi i projektit do të jetë në ofrimin e kontributit për “Përmirësimin e qasjes në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor për popullatën e përgjithshme”. Objektiva e projektit synon të përmirësoj cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes inovacionit dhe digjitalizimit. Rezultati i këtij projekti do të jetë themelimi i Qendrës së Dijes dhe Inovacionit për shërbime shëndetësore cilësore në Kosovë.