Ministri Vitia priti në takim një delegacion nga Malta, i udhëhequr nga ministri, Dr. Jo-Etienne Abela
- 11.05.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim ministrin e Maltës, z. Dr Jo-Etienne Abela, bashkë me delegacionin e tij të përbërë nga Prof, Anthony Serracino-Inglott, Dr Caroline Muscat dhe Dr. Jessica Spiteri.
Gjatë këtij takimi u diskutua për përvojën e dobishme që mund të përfitojë Kosova nga shteti i Maltës shkaku i rrugës së ngjashme nëpër të cilën ka ecur për avancimin e sistemit të shëndetësisë.
Në veçanti u theksua rëndësia e ngritjes së kapaciteteve institucionale në AKPPM dhe trajnimi i stafit që është i angazhuar në rregullativën e barnave në Republikën e Kosovës, ndërsa në këtë drejtim është tejet e çmueshme mbështetja e shtetit të Maltës bazuar në përvojën e saj.
Ministri Vitia tha se ofrimi i shërbimeve të kompletuara shëndetësore, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojës për sigurimin e produkteve medicinale, është një proces i rëndësishëm për të avancuar sistemi farmaceutik në vend, sipas standardeve bashkëkohore të shteteve evropiane.
Gjatë këtij takimi ministrat ranë dakord për fushat e bashkëpunimit, ndërsa thanë se është e rëndësishme që ky proces të vazhdoi me hapa të shpejtuar.