Komunikatë për media nga Ministria e Shëndetësisë
- 22.06.2023
Duam të njoftojmë opinionin publik se deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimit me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë.
Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë.
Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse.
Sot, pa vonesa Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse.
Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë.