Ministri Vitia vizitoi Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë, Infrastrukturë shtesë spitalore, zgjerim i kapaciteteve të shërbimeve shëndetësore
- 11.07.2023
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrisë z.Ferid Idrizi, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë për të parë nga afër punën në këtë spital ku u prit nga drejtoresha, Dr. Shefkije Shatri dhe përsoneli shëndetesorë.
Në takim me kryetarin e Vushtrrisë, ministri Vitia dhe menaxhmenti i spitalit shprehën nevojën dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore të spitalit te Vushtrrisë që do t'i shërbejë rritjes së kapaciteteve të shërbimeve Emergjente dhe shërbimeve të reja për qytetarët e Vushtrrisë dhe jo vetëm.
Projekti parasheh zgjërimin e spitalit në hapsirën që është në pronësi të Komunës së Vushtrrisë duke dyfishuar kapcitetet infrastrukturore të tanishme që janë parakusht i ngritjes së cilesisë së shërbimeve shëndetesore, me theks të veçantë shërbimeve emergjente dhe pediatrike.
Kryetari i Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi mirepriti nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit te spitalit dhe u zotua se në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale do të procedohet kërkesa për pronën e kërkuar komunale që do t'i shërbejë zgjërimit të spitalit. Ky vendim do t'i hapë rrugë investimeve infrastrukturore, rritjes së gamës së shërbimeve shëndetesore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetaret tanë.
Ndër të tjera, në takim u diskutua dhe për ofrimin e shërbimeve primare në qytetin e Vushtrrisë, sfidat e implementimit të plotë të Konceptit të Mjekësisë Familjare, dhe projektet e përbashketa me qëllim të ngitjes së cilësisë së shëbimeve ndaj qytetareve.