Shtohet dinamika e shërbimeve të reja, për 4 ditë në Klinikën e Kardiologjisë u trajtuan 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit të zemrës
- 08.08.2023
Disa nga shërbimet të cilat më parë qytetarët detyroheshin t'i merrnin jashtë vendit, tashmë kanë filluar t'i marrin në QKUK, si rezultat i përmbushjes së objektivës së MSh për shtimin e shërbimeve të reja dhe shfrytëzimin e ekspertizës nga profesionistë që veprojnë në sistemet më të avancuara shëndetësore. Kjo për qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.
Në Klinikën e Kardiologjisë, njësinë e elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë, brenda katër (4) ditëve, janë trajtuar 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit kardiak. Metoda me ablacion me radiofrekuencë është realizuar me sistem modern të navigacionit 3D, si një mënyrë më e sigurtë dhe efikase në këto raste.
Kjo është bërë e mundur falë punës së ekspertëve të elektrofiziologjisë të këtij shërbimi në bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani.
Elektrofiziologjia përfshin studimin e impulsit elektrik të qelizave të ndryshme, si muskujt, nervat, zemra, truri, etj.