Ministri Vitia priti në takim kryetarin Shpejtim Bulliqi, diskutuan për fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës
- 09.08.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Gjatë këtij takimi, diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës.
Ministri Vitia tha se në bashkëpunim me SHSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore. Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë.
Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi e falënderoi Ministrin Vitia për gatishmërinë ndërsa u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në dobi të shëndetit të qytetarëve.