Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Italisë, z. Antonello De Riu, temë kryesore avancimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK
- 12.09.2023

Në kuadër të takimit të Komitetit Drejtues, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dr. Dafina Gexha – Bunjaku pritën në takim Ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z. Antonello De Riu dhe anëtarët e tjerë z. Giovanni Timillero, AICS, Dr. Shpejtim Shurdhiqi, Dr. Greta Lila dhe z. Liridon Blakaj.
Temë kryesore e këtij takimi ishte mbështetja e themelimit të Departamentit të Kardiokirurgjisë dhe objekteve të diagnostikimit të hershëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Ministri Vitia e falënderoi ambasadorin italian për investimin e Qeverisë së Italisë për shërbimet e mikrobiologjise klinike dhe të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Qendrën klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shërbime këto jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët. Njëkohësisht, ai i njoftoi të pranishmit edhe për investimet që janë duke u bërë në këtë në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe në klinika të tjera me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Gjatë takimit, Komiteti Drejtues u pajtua me raportin teknik dhe financiar për investimet në pajisjet e reja të cilat janë të destinuara për Klinikën e Kardiokirurgjisë.