Ministri Vitia takoi nënkryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Dr. Pashko Camaj
- 14.09.2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dr. Dafina Gexha – Bunjaku kanë pritur në takim Dr, Pashko Camaj, nënkryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra”.
Ministri Vitia tha se përvoja profesionale dhe përgatitja akademike e z. Camaj, me fokus në fushat e shëndetit publik, shëndetit global dhe epidemiologjisë është një kontribut i çmuar për sistemin e shëndetësisë.
"Pjesëtarët e mërgatës kanë një rol të rëndësishëm në të gjitha fushat, përfshirë edhe shëndetësinë. Në këtë drejtim, kontributi i tyre i çmueshëm për shtetin është i veçantë", tha ministri Vitia.
Gjatë këtij takimi u diskutua për urat ndërlidhëse në të ardhmen me qëllim të avancimi të shërbimeve shëndetësore në vend. Veçanërisht lidhur me edukimin e vazhdueshëm profesional të stafit shëndetësor dhe modeleve më të mira të funksionimit të sigurimeve shëndetësore.