Ministri Vitia vizitoi policin e plagosur, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën
- 24.09.2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi policin i cili mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve kriminale dhe terroriste në fshatin Banjskë.
Nga mjekët mbikëqyrës në QKUK u njoftua se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe ai do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësor.
Polici i plagosur pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme është jashtë rrezikut për jetë.
Ministri Arben Vitia i uroi policit të plagosur shërim të shpejtë!
Ndërsa i shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së kolegut të tij, Rreshterit që ra sot në krye të detyrës në mbrojtje të rendit, të sulmuar nga grupe kriminale gjatë një sulmi terrorist.
Pas ngjarjeve të ndodhura në Banjskë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, veçanërisht atë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.