Ministri Vitia vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive

Publication Image

Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për luftimin e Kancerit të Gjirit, sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive.
Ministri Vitia, shprehi kënaqësinë se shteti i Kosovës për herë të parë, përmes buxhetit të ShSKUK, ka siguruar mbi 100 implante dhe 50 ekspander, ku tashmë rikonstruktimi i gjirit mund të bëhet në QKUK, pa pasur nevojë që të paguhet 3 deri në 5 mijë euro në institucionet private shëndetësore.
Sipas tij, mbi 50 gra do të kenë mundësinë të bëjnë rikonstruktimin e Gjirit, ku Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë me investime me qëllim që gratë e prekura nga kanceri të kenë me të lehtë diagnostikimin dhe trajtimin e tyre në institucionet publike shëndetësore.
Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, Dr. Violeta Zatriqi, falënderoi Ministrin Vitia që ka mbështetur furnizimin me implante dhe materiale për të bërë rikonstruktim të gjirit.
Ajo theksoi se deri me tani për 25 gra është kryer me sukses rikonstruktimi i gjirit dhe pritet të vazhdohet me rikonstruktim edhe te gratë e tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK, do të vazhdojnë me investime të tjera për të lehtësuar diagnostikimin dhe trajtimin e grave të prekura nga Kanceri.