Të gëzohemi me fëmijë
- 11.10.2023
Sot shënohet 11 Tetori, dita ndërkombëtare e fëmijës vajzë. Në hapjen e kësaj fushate të organizuar nga UNFPA dhe Ipkofoundation, morri pjesë dhe para të pranishmëve me një fjalë rasti u drejtua Ministri i Shëndetësisë, Dr Arben Vitia.
Në fjalën e tij Ministri tha se: "Gratë dhe vajzat janë sinonimi i përkushtimit dhe angazhimit etik e profesional në punë dhe çdo sferë tjetër. Dhe sa më të forta të jenë vajzat, aq më e fortë është shoqëria".
Qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për sfidat me të cilat përballen vajzat, nevoja për fuqizim dhe përmbushjen të drejtave të tyre të njeriut. Gjeneratat e sotme përgatiten për një botë të transformuar nga zbulimet dhe automatizimi. Ka shumë punëtorë të edukuar dhe me shkathtësi, mirëpo shumica e vajzave ende mbesin të pa punësuara apo ju shkaktohen vështirësi në arsimim.
Kjo ditë ka për qëllim të vë në pah dhe të adresojë nevojat dhe sfidat me të cilat vajzat përballen, me synim promovimin dhe fuqizimin e vajzave si dhe përmbushjen e të drejtave të tyre. Prandaj, për shënimin e kësaj dite ketë vit është zgjedhur tema për abortin selektiv.
Ligji për ndërprerjën e shtatëzanisë, Ligji nr 03/L-110 është në fuqi nga viti 2006 me të cilin lejohet ndërprerja e shtatëzanisë deri në javën e 10 të gjestacionit.
Përzgjedhja e gjinisë me këtë ligj është e ndaluar (Neni 14 Ndërprerja e shtatzënisë me motiv të përzgjedhjes së gjinisë së frytit është e ndaluar).
Kosova ka pasur tradicionalisht një sistem shoqëror patriarkal të fortë dhe të dominuar nga burrat, në të cilin preferoheshin më shumë djemtë se vajzat. Ndikimi patriarkal mbi vendimmarrjen në lindshmëri, sidomos nxitjen e lindjes së meshkujve, tregon se preferencat për djemtë janë ende shumë të pranishme. Andaj, praktikat e tilla diskriminuese do të luftohen maksimalisht.
Kjo ditë është një mundësi për t'i kujtuar vetës se investimi tek vajzat është i rëndësishëm. Duhet të krijojmë mundësi që vajzat të arrijnë potencialin e tyre të plotë