Nënshkruhet marrëveshja e rezistencës antimikrobike
- 07.11.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me Ministrin e infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, z. Liburn Aliu, si dhe Ministrin i Bujqësisë, z. Faton Peci nënshkruan marrëveshjen e rezistëncës antimikrobike.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Dr. Robert Skov, Kryetar i Shoqatës Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Ngjitëse dhe njëherit edhe Kryetar i Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjeve për Rezistencën Antimikrobike (ICARS)
Duke qenë e freskët lufta jonë e fundit ndaj Covid 19, nevoja për ngritje të mekanizmave për luftim ndaj kërcenimeve mikrobike, sot u kurorzua me nënshkrim nga e ministrive përkatëse.
Qeveria mbetet e përkushtuar që me dikasteret e saja të zbatojë marrëveshjen si dhe avancojë në mbështetje të komunitetit shkencor, investimet në të ardhmen mikrobiologjike përveqëse prioritet të punojmë ngushtë ti ngrisim në standarde bashkëkohore.