Ministri Vitia mori pjesë në Kongresin e XIV-të Mbarëkombëtar të Pulmologjisë
- 15.11.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, mori pjesë në Kongresin e XIV-të Mbarëkombëtar të Pulmologjisë, i organizuar nga Asociacioni i Pulmologëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Pneumologëve të Shqipërisë.
Në mesin e kolegëve dhe profesionistëve shëndetësor pulmolog, dr. Vitia në fjalën e tij përshëndetëse si një student i Tiranës shprehi kënaqësinë që ky Kongres bashkoj profesionistët nga të gjitha trojet shqiptare.
Ky kongres që bashkon pulmologët nga të gjitha trojet shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në këtë fushe të ndërlikuar shkencore, është pjesë e rëndësishme e një koordinimi të domosdoshëm profesional dhe institucional ? tha Vitia.
Vitia tutje theksoi se ky Kongres do të sjellë mundësi për të ndërtuar lidhje të reja, për të përmirësuar komunikimin institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet shkencëtarëve dhe mjekëve, dhe për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm njohurish dhe burimesh për të ardhmen.
Ngjarje të tilla na kujtojnë rëndësinë se bashkëpunimi në mes të pulmologëve shqiptare duhet të thellohet dhe të jetë i qëndrueshëm.