Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili
- 15.11.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angili, ku ndanë idenë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve mike.
Angazhimi institucional, ngritja e cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët ishin disa nga temat e bashkëbisedimit.
Në anën tjetër, Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili e falënderoi ministrin për gatishmërinë që bashkëpunimi t’i ndihmojë reformës në shëndetësi, duke pas model një vend si Turqia.