Ministri Vitia priti në takim koordinatoren e zyrës së TIKA-së në Kosovë
- 17.11.2023
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Koordinatoren e TIKA-së, znj. Fulya Aslan ku u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin që TIKA, si organizatë ka ofruar për vendin tonë në të gjitha periudhat, me theks të veçantë marrëveshjen për trajtimin e pacientëve tanë.
Tutje, Ministri Vitia potencoi se reforma e gjithmbarshme shëndetësore përfshin edhe trajnimin e stafit shëndetësor e sidomos në fushat për ato shërbime që nuk mund të realizohen në Kosovë.
Ndërsa, znj. Aslan theksoi se TIKA, sipas planifikimeve parasheh edhe programin e trajnimeve të vazhdueshme të stafit në fushën e shëndetësisë.