Fillojnë renovimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë
- 01.12.2023
Ministri i Shëndetësisë,Dr. Arben Vitia, sot, së bashku me drejtorin e ShSKUK-së z. Elvir Azizi vizituan Klinikën e Kardiokirurgjisë ku u pritën nga Drejtori i Klinikës Dr. Shpejtim Shurdhiqi.
Në këtë klinikë renovimet do të jenë rrënjësore dhe përfshin komponentë kruciale për shërbime më të riorganizuara.
Do të renovohen e riorganizohet sportelet, zgjerohen, rioganizohen dhomat e kujdesit intenziv, zgjerohen dhe riorganizohet dhomat e reparteve si dhe nyjet sanitare, renovohen sallat operative, rregullohen nënkulmi mbi katin e Kardiokirurgjisë.
Përmes këtij investimi do të ketë:
* Dyfishim i numrit të shtretërve;
* Rritje të numrit të pacientëve që marrin shërbim nga 300 në 400;
* Edukim dhe shkollim të vazhdushëm për stafin;
* Mekanizma për uljen e infeksioneve intrahospitalore.
Listat e pritjes në këtë Klinikë nga 1 vit tashmë janë në 2 muaj, pra një pacient tanimë nuk pret më shumë se 2 muaj për intervenim kardiokirurgjik elektiv.
Përmes këtyre ndërhyrjeve, pacientët tanë qasjen në shërbim përveç që do e kenë të lehtë, edhe do të jetë më komode.