Fillojnë renovimet edhe në Klinikën e Urologjisë
- 08.12.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, sot së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, z. Elvir Azizi vizituan Klinikën e Urologjisë, ku u pritën nga Drejtori i Klinikës, Dr. Petrit Nuraj.
Edhe në këtë klinikë do të ketë renovime rrënjësore për shërbime cilësore, krijimin e hapësirave të përshtatshme për shërbime mjekësore, ambiente komode, përmirësim të infrastrukturës, e të gjitha këto ndërhyrje do të jenë në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.
Përmes investimit me vlerë mbi 1.2 milion Euro, në hapësirat e kësaj klinike pritet që të bëhet:
? Renovimi i hapsirave pritëse dhe riorganizimi i sportelit;
? Sallat operative- Zhvendosja e ESWL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë;
? Renovimi i dhomave.
Përmirësimi i infrastrukturës është një parakusht që reforma të marrë formë.