550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë
- 08.12.2023
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me Drejtorin e SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, u pritën nga Drejtori i Klinikës, Dr. Ardian Shabani.
Nga Drejtori u njoftuan se Klinika e Oftamologjisë ka përfituar nga blerjet për pajisje në vlerë prej 550 mijë euro, pajisje që do të ndihmojnë në diagnostikim e trajtim shumë më cilësor e më preciz.
Ministri u njoftua nga afër për renovimet rrënjësore që po ndodhin në reparte. Reparti A dhe B janë përfunduar, ndërsa në vijim janë repartet tjera dhe pjesët e tjera të kësaj klinike.
Përmes këtyre investimeve në pajisje, do të shtohen tre shërbime të reja. Cilësia e shërbimeve me aparaturë të sofistikuara do të rritet, duke sjellë dyfishim të shërbimeve. Ndërkaq, përmes infrastrukturës do të mundësohet që qytetarët të marrin shërbimin në ambiente shumë më komode.
Një infrastrukturë e mirë e klinikave spitalore siguron mjekësi më cilësore dhe me efikase për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.