Komuna e Zveçanit pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi
- 08.12.2023

Në zbatim të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782, 000.00 euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.