Po fillojnë angazhimin 359 specializantë
- 14.12.2023
U mirëpritën specialistët e ardhshëm që kanë nënshkruar kontratat e reja për specializim dhe kanë filluar shkollimin specialistik.
Për herë të parë ky proces është organizuar mbi bazën e tre parimeve profesionale: Kuadri defecitar, kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore. Veç këtyre parimeve, gjithashtu për të parën herë specializantët janë përzgjedhur në bazë të përgaditjes individuale dhe kualifikimeve e jo në bazë të metodës së testimit.
Andaj me bindje të thellë konsiderojmë se ky është procesi më cilësor dhe më transparent që kishim deri më sot. Pra, kriteri themeltar ishte kriteri i meritokracisë.
Në këtë takim specializantët janë pajisur me ditarin e specializantit. Ditar ky i cili do shërbej për rritjen e cilësisë gjatë shkollimit specialistik dhe do ta rrisë llogaridhënjën.