Investim në Shëndetësi, Shtatë Autoambulanca të Reja në Flotën e Ministrisë
- 28.12.2023
Gjatë këtij viti, në SHSKUK u investuan miliona euro në pajisje të reja moderne që ndikuan edhe në themelimin e shërbimeve të reja dhe në renovimin e hapësirave klinike, dhomave për pacient e sallat e operimit.
Ndërsa për vitin që po hyjmë SHSKUK pajiset edhe me shtatë autoambulanca të reja në vlerë mbi 450 mijë euro, ku shpërndarja e tyre do të bëhet në fillim të vitit 2024.
Klinikat dhe spitalet publike janë të furnizuara më shumë se kurrë me pajisje, materiale shpenzuese dhe barna.
Rritja e buxhetit për shëndetësi hap pas hapi po e transformon shëndetësinë publike.
Ministria vazhdon të mbetet e përkushtuar që të sigurojë sa më shumë pajisje moderne në mënyrë që të rrisim kualitetin e cilësinë në shërbime.