Ministria e Shëndetësisë ka filluar studimin e Fizibilitetit “Ndërtimi dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës në Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë
- 23.01.2024
Ministria e Shëndetësisë ka filluar studimin e Fizibilitetit “Ndërtimi dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës në Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë WB21-KOS-SOC-01
Ky studimi do të përfshijë vlerësimin për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në institucionet e nivelit dytësor dhe tërësor, vlerësimin për kujdesin paliativ dhe krijimin e Hospicës dhe lidhjen me korridore të ngrohta mes klinikave në QKUK dhe Spitale të Përgjithshme.
Mjetet për këtë studim në formë të grantit, në vlerë mbi 1milion euro janë ndarë nga Korniza Investuese e Këshillit të Evropës ( WBIF).
Sot, në takimin e parë iniciues, në prani të Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi, ekipi përgjegjës IPF11 Consortium prezantoi objektivat, aktivitetet dhe afatin për zhvillimin e studimit të fizibilitetit.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Vitia shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e këtij studimi, i cili do të ndihmoj në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim ishte prezent edhe ekipi përgjegjës për koordinimin e studimit të fizibilitetit në përbërje të zyrtarëve të Ministrisë dhe SHSKUK. Ky takim është përcjellë online edhe nga ekspertët Korniza Investuese e Këshillit të Evropës ( WBIF), Zyra e BE në Kosovë, Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, Banka Investuese Evropiane.
Gjatë prezantimit janë diskutuar modalitetet, komunikimi dhe koordinimi gjatë zhvillimit të Studimit të fizibilitetit në mes të ekipit zbatues IPF 11, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.