Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Bohumil Mazanek
- 05.03.2024
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Bohumil Mazanek, ku ndanë idenë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve mike.
Gjatë këtij takimi u diskutua për një bashkëpunim të hapur, konkretisht për mundësinë e trajnimeve të mjekëve dhe të profesionistëve shëndetësor për të përfituar nga përvoja e një prej sistemeve më të avancuara të shëndetësisë, si dhe ekspertizat në fusha të caktuara, veçanërisht për çështjen e sigurimit shëndetësor me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë për qytetarët në kujdesin shëndetësor dhe lehtësimin e barrës financiare për pacientët dhe familjet e tyre, çështje të diskutuara edhe gjatë takimit në Pragë në mes Ministrit Vitia dhe homologut të tij, z. Vlastimil Valek.
Gjatë këtij takimi, Ministri Vitia e falënderoi Ambasadorin Mazanek për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e këtij shteti.
Në anën tjetër, Ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Bohumil Mazanek e falënderoi ministrin për gatishmërinë që bashkëpunimi t’i ndihmojë reformës në shëndetësi, duke pas model një vend si Çekia.