Gjilani me më shumë shërbime shëndetësore
- 05.03.2024
Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, ku aty u prit nga Kryetari i Komunës z. Alban Hyseni.
Investimet në Kujdesin Parësor Shëndetësor janë ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku gjatë vizitës Minstri u njoftua nga afër për procesin e screeningut i cili po realizohet tashmë në QKMF-në Gjilan, në bashkëpunim me Spitalin Rajonal.
PAP TESTI për diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe Mamografi për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit janë parakushte për t’i mposhtur këto dy sëmundje malinje.
Për këtë, rëndësi i kemi dhënë sigurimit të vaksinave HPV dhe jo vetëm, proces ky i cili tashmë është duke vazhduar.
Ministri Vitia gjatë kësaj vizite e falenderoi personelin shëndetësor të QKMF-së, për kontributin dhe punën e palodhshme që po bëjnë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët e Gjilanit.