Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj
- 11.03.2024
Në këtë takim, me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Malaj, u bisedua rreth bashkëpunimit institucional në sferën e shëndetësisë dhe jo vetëm.
Ministri Arben Vitia e informoi ambasadorin e Shqipërisë për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar qasjen në shërbimet shëndetësore në të gjitha nivelet.
Ambasadori falënderoi Ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që të angazhohet edhe në të ardhmen me synim që të thellohet bashkëpunimi, mes institucioneve tona.