Ministri Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë, znj. Daniela Barisic
- 23.03.2024
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Daniela Barisic, ku gjatë këtij takimi diskutuan rreth Memornadumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë lidhur me bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.
Ministri Vitia falënderoi Ambasadoren, znj. Barisic për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë.
Në anën tjetër edhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, znj. Daniela Barisic e falënderoi ministrin për gatishmërinë që bashkëpunimi t’i ndihmojë reformës në shëndetësi.